Arsenali është i etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Wolfsburgut Ridle Baku sezonin e ardhshëm, sipas gazetarit Christian Falk, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Topçinjtë megjithatë do të përballen me konkurrencën nga Chelsea dhe Villarreal në tregun e transferimeve, sipas gazetarit i cili tha, “Ridle Baku i Wolfsburgut mori thirrjen nga Arsenali. Topçinjtë janë të interesuar për lojtarin gjerman që mund të luajë mbrojtës i djathtë dhe si krah i djathtë. Por ata nuk janë vetëm në interesin e tyre, pasi Chelsea bëri një telefonatë gjatë dritares së dimrit. Villarreal gjithashtu dëshiron të bëjë një ofertë këtë verë.” /FolDrejt/