Arsenali është në bisedime me ish-lojtarin dhe mesfushorin e Real Madridit, Dani Ceballos, i cili ka shumë gjasa të largohet nga Madridi në afatin dimëror të transferimeve, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Ceballos thuhet se është lidhur me një tjetër ish-klub të tij, Real Betis, megjithatë, lëvizja tani është e dyshimtë dhe ai mund të kthehet në Londër për të ndihmuar Arsenalin në përpjekjen e tyre për të fituar titullin e Premier League. /FolDrejt/