Lideri i tabelës së Premierligës Arsenali humbi garën me Chelsean në këtë afat kalimtar për 22-vjeçarin ukrainas Mihajlo Mudrik nga Shakhtar, të cilin Chelsea e solli përfundimisht për 100 milionë euro.
Arsenali më pas solli Leandro Trossard (27) nga Brighton në pozitën e krahut të majtë dhe në ditën e fundit të afatit kalimtar, një tjetër lojtar nga ekipi i lidër i kampionatit thuhet se mund të mbërrijë në Emirates.
Bëhet fjalë për mesfushorin qendror të Brighton, Moises Caicedo, një 21-vjeçar ekuadorian, skuadra aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë në tabelë me Caicedon si një nga futbollistët kryesor.
Thyerja e rekordit prej 80 milionësh?
Brighton solli Caicedon nga Independiente e Ekuadorit për pesë milionë euro në fillim të vitit 2021 dhe sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Beerschot në Belgjikë. Këtë sezon, ai hyri në ekipin e parë, dhe në Kupën e Botës në Katar, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së tij.
Në rast se Arsenali do ta transferojë atë, sipas një sërë burimesh mediatike, do të ishte transferimi më i madh në historinë e Arsenalit dhe Brighton. Blerja më e shtrenjtë e Arsenalit deri më tani është Nicolas Pepe, i cili u pagua 80 milionë euro katër vite më parë, transmeton Fol Drejt.