Gazeta italiane Corriere dello Sport ka zbuluar se Arsenali po kërkon të afrohet me përfaqësuesit e Sergej Milinkovic-Savic për të bërë të mundur një kalim në Londër, transmeton Goal, përcjell Fol Drejt.
Topçinjtë ka një kohë të gjatë që kanë shprehur interesim për mesfushorin dhe mund të bëjnë një ofertë në afatin e verës.
Marrëveshja e Savic me Lazion skadon pas 12 muajsh dhe gjigantët anglezë do të kërkojnë ta joshin atë në Premier League për sezonin e ardhshëm. /FolDrejt/