Skuadra londineze sonte do ta pres gjigandin holandez në ndeshjen e xhiros së tretë e cila nuk ishte zhvilluar për shkak të vdekjes së mbretëreshës Elizabeta II, shkruan Fol Drejt.
Të dy ekipet hzjnë në këtë takim pa shijuar humbjen në këtë sezon të Europa League, me Arsenalin që ka pikë maksimale pas tre ndeshjes, e nga ana tjetër PSV deri më tani ka 7 pikë dhe renditet si e dyta në grup, pas Arsenalit.
Topgjinjtë janë në formë të lartë këtë sezon dhe synojnë fitoren nga ky takim, gjë e cila do t’iu siguronte kalimin për në fazën tjetër dhe do t’ua mundësonte që më pastaj të fokusoheshin më tepër në Premierligë. /FolDrejt/