Skuadra e Arsenal ka arritur të shënoj një fitore tejet të vështirë por me vlerë të madhe sonte.
Ata mposhtën ekipin e West Ham me rezultat 2:1.
Edhe pse “Çekanët” e dominuan derbin e Londrës, “Topçinjtë” arritën të fitojnë tre pikët në fund.
Për Arsenalin golat i shënuan: Lacazette në minutën e 25-të dhe Nketiah në të 86-tën.
Kurse për West Hamin shënoj Antonio në minutën e 45-të. Me këtë fitore Arsenali grumbullon 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluar në sezonin e ri.
Për West Hamin kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara.