Arsenalit duket se është “çmendur” pas lojtarëve të Manchester Cityt, pasi disa nga futbollistët e “Qytetarëve” kërkohet shumë nga “Topçinjtë”.
Pas Gabriel Jesus, Arsenali tashmë ka dhe një tjetër “dëshirë” për merkatën e verës, dhe sigurisht lidhet me repartin e sulmit.
Në radarët e Mikel Artetës ka rënë edhe Raheem Sterling, me këtë të fundit që është në fundin e kontratës së tij në “Etihad”, teksa për rinovimin nuk ka asgjë akoma.
Arteta e njeh shumë mirë lojtarin anglezin nga koha kur ishte asistent i Guarduiolës te Citizens, teksa tekniku i Arsenalit beson se me Sterlingun në krah të sulmit do të ishin më të favorizuar për top katërshe, duke shpresuar që të fitojnë edhe trofe./FolDrejt/