Sipas raporteve në gazetën spanjolle SPORT, Arsenali po i mban dyert të hapura lidhur me situatën e sulmuesit të Real Madridit, Marco Asensio, i cili së shpejti do të jetë i lirë, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Me marrëveshjen e spanjollit në Bernabeu që skadon në fund të sezonit, Topçinjtë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit për një transferim të mundshëm të tij në verë.
AC Milan ka nisur gjithashtu kontaktet me agjentin e Asensio-s, Jorge Mendes, i cili me sa duket i ofroi klientit të tij rivalëve kryesorë të Real Madridit, Barcelonës, me shefin e Barçës, Xavi Hernandez që besohet të jetë një tifoz i madh i lojtarit. /FolDrejt/