Arsenal thuhet se do të duhet të paguajë një shumë prej 35 milionë euro nëse dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e gjithanshëm Noah Okafor nga RB Salzburg verën e ardhshme, sipas Calcio Mercato, përcjell Fol Drejt
Okafor, 22 vjeç, ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat këtë sezon, me 3 gola në 5 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe është bërë lojtar i rregullt për klubin dhe vendin e tij, Zvicrën.
Paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe forma e qëndrueshme nuk kanë kaluar pa u vënë re, me Arsenalin, AC Milan dhe Leeds United që të gjithë e kanë vendosur atë si një objektiv të mundshëm për verën e ardhshme. /FolDrejt/