Në kohën kur në disa shkolla te Shkupit sot po zhvillohet ora e mësimit si zëvendesim i dites pushim gjatë vizitës së Papa Franceskut në 7 maj, po këtë ditë do organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30.
Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.
Maqedonia Veriore në fakt ka rrogat më të ulta në rajon sa u takon arsimit./Foldrejt.com