Më herët ShBA-të njoftuan se kanë sanksionuar vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.
Dy vajzat e sanksionuara të Putinit janë Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova
Sipas zyrtarëve amerikanë një pjesë e madhe e pasurisë së Putinit fshihet tek familjarët e tij.
“Ne besojmë se shumë nga pasuritë e Putinit janë fshihen te anëtarët e familjes dhe kjo është arsyeja pse ne po i synojmë ata”, thotë një zyrtar i lartë i administratës së ShBA-ve.