Njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ndaj përshkrimit që senatori Chris Murphy, ka bërë për vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor dhe takimet në Beograd e Prishtinë që kanë pasur me liderët. Serwer e ka kritikuar Murphy’n për afërsinë e tij me Vuçiqin, siç e ka përshkruar vet senatori dhe raportin e tij me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas profesorit amerikan, arsyeja pse kryeministrit Kurti nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington ka të bëjë me mungesën e progresit në dialog, për të cilin Shtëpia e Bardhë e fajëson Kurtin.
“Rrënja e kësaj shoqërie është e qartë në rrëfimin e senatorit: Vuçiç shpesh darkon me Murphyn kur Presidenti është në Uashington. Do të ishte e vështirë për Murphyn të kishte të njëjtat marrëdhënie me kryeministrin e Kosovës Kurti, i cili është ekuivalenti funksional i Vuçiqit në Kosovë. Kurtit nuk i është lejuar një vizitë zyrtare në Washington që nga marrja e detyrës. Kjo sepse Washingtoni e fajëson atë për mungesën e progresit në dialogun me Beogradin. Senatori duket se pajtohet me këtë karakterizim.Unë nuk pajtohem.
E vetmja pengesë për arritjen e asaj që Senatori e identifikon si objektivin kryesor të dialogut – njohjen reciproke nga dy shtetet sovrane dhe të pavarura – është refuzimi i Serbisë për të shqyrtuar propozimin. Dialogu do të ishte thjesht një bisedë normale mes fqinjëve, përveç kësaj”, thotë Serwer.