Nëse numri në peshore po rritet pavarësisht përpjekjeve tuaja për të hequr kilogramët e padëshiruar, dijeni se nuk jeni vetëm.
Shumë ekspertë pohojnë se shumica e njerëzve shtojnë peshë për arsye krejtësisht të papritura për të cilat ata as nuk janë të vetëdijshëm, shkruan Eat This Not That, përcjell Fol Drejt.
Për më tepër, gati gjysma e të anketuarve thanë se luftuan me qëllimet e tyre për humbje peshe dhe dështuan, duke fituar peshë.
Sipas sondazhit, pengesat më të mëdha me të cilat përballen njerëzit në humbjen e peshës përfshijnë ruajtjen e vullnetit, mungesën e motivimit, respektimin e një diete të shëndetshme dhe anashkalimin e vakteve.
Por pse është kaq e vështirë për të humbur peshë dhe për të mbajtur peshën e dëshiruar? Për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj dileme për këdo që po lufton me të, ekspertët e të ushqyerit dhe humbjes së peshës kanë renditur arsyet më të zakonshme pse shtojmë peshë, edhe pse duket se po bëjmë gjithçka siç duhet.
Kjo përfshin si vijon:
– ushtrime ekskluzive, duke neglizhuar aktivitetet e tjera fizike
– porcione të tepërta të ushqimit
– konsumimi i sasive të tepërta të kalorive nga ushqimi dhe pijet
– jo mjaftueshëm gjumë
– marrja e pamjaftueshme e proteinave
– stresi i tepërt
– marrja e medikamenteve që kontribuojnë në shtimin e peshës
– probleme me hormonet
– Konsumimi i ushqimit shumë shpejt
– anashkalimi i vakteve./FolDrejt/