Hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit.
Arsyet i gjeni më poshtë:
Hudhra irriton stomakun
Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë, përcjell Fol Drejt.
Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.
Si mund ta konsumoni
Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.
Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.
Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht. Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm./FolDrejt/