Dejona Mihali nga Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një dokument, në bazë të të cilit pretendon se Art Motion ka lidhje të drejtpërdrejtë me një person, i cili është i afërt me Aleksandër Vuçiqin, shkruan Fol Drjet.
Sipas Mihailit, bëhet fjalë për Igor Žeželj, i cili i ka në pronësi edhe gazetat “Kurir” dhe portalin “Modo”.
“Igor Zhezhel gjithashtu është i lidhur me Telekom Serbia dhe qeveritarin serb Sinisha Malli, njëri ndër personat më të afërm të Vuqiqit” – ka thënë Mihalili.
Ky është postimi i plotë i saj:
Kush është Igor Žeželj bashkëpunëtori i Art Motion?
Art Motion autorizoi Llazar Alleksiq, shtetas serb që në emër e në llogari të Art Motion të raportojë, largojë videove, dosje apo transmetime live.
Alleksiq punon për Zezelj.
Referuar mediave opozitare në Serbi, Igor Zhezhel është pronar i gazetës “Kurir”, portalit “Modo”, media që propagandojnë për Vuqiçin.
Igor Zhezhel gjithashtu është i lidhur me Telekom Serbia dhe qeveritarin serb Sinisha Malli, njëri ndër personat më të afërm të Vuqiqit.
Përmes tij dhe bizneseve të tij, kjo ndërmarrje shtetërore serbe i ka blerë operatorët kabllorë Kopernikus, Radius Vektor dhe AVcom në Serbi.
Shumë i fortë zotëria Gojani që ka zgjedh për pronar Shkëlqim Devolli, edhe Klan Kosovën edhe Art Motion po i mban.