Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, ka bërë të ditur se dikasteri që ajo e drejton, ka dërguar komentet në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) duke kërkuar zgjerimin e brezit tarifor në 800kWh nga 600kWh që ishte propozuar më parë.
Propozim tjetër i ME-së është shtimi i blloqeve tarifore dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1,000kWh, transmeton Fol Drejt.
“Zgjerimi i brezit tarifor, përkatësisht ndryshimin e pragut të bllokut nga 600kWh në 800kWh, duke pasur në konsideratë efektivitetin e këtij mekanizimi në kushtet e mungesës së alternativave tjera të sigurimit të energjisë elektrike për nevoja të ngrohjes nga një pjesë e konsumatorëve; ose Shtimin e numrit të blloqeve tarifore, që do të mundësonte përshkallëzimin e tarifave nëpër blloqe dhe përcaktimin e një tarife më të ulët sesa ajo e propozuar aktualisht për konsumin deri në 1,000kWh”, njofton Rizvanolli.