Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thuhet se i ka thënë klubit se duhet të nënshkruajnë me mesfushorin e Real Sociedad, Martin Zubimendi në verë, raporton Goal, përcjell Fol Drejt.
Topçinjtë kanë nevojë për përforcime sulmuese përtej Jorginhos, i cili u bashkua në janar, pasi humbën mundësinë për transferimin e Moises Caicedo nga Brighton.
24-vjeçari ka bërë përshtypje për Sociedadin në La Liga këtë sezon, dhe ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh (52.6 milionë £) të cilën Arsenalit do t’i duhet ta paguajë. /FolDrejt/