Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta thotë se epërsia e hershme e Bournemouthit e bëri ndeshjen shumë më të vështirë për skuadrën e tij, e cila për shkak të gjakftohtësisë së madhe arriti të fitonte pastaj.
Arsenali pësoi një gol në minutën e parë pasi disa lojtarë të Bournemouthit u hodhën në zonën e rreptësisë. Billing e vendosi topin në rrjetë vetëm pak metra larg portës dhe fitorja ishte edhe më e largët për liderin e Premierligës kur Marcos Senesi dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Thomas Partey shkurtoi rezultatin në minutën e 63-të, e pastaj Arsenali u rikthye plotësisht në lojë pas golit të Ben White në minutën e 70-të. Ata patën iniciativën deri në fund dhe golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e shtatë të shtesave pas goditjes së Rhys Nelson i cili goditi pranë zonës së rreptësisë.
“Kaos kaos në fushë që në momentin e parë. Nuk u dorëzuam dhe ishim dominues. Para nesh ishte një sfidë e madhe dhe e përballuam hap pas hapi. Atmosfera ndryshoi pas golit tonë të parë. Rhys ishte rrallë pjesë e skuadrës sepse ishte i lënduar, por ai luajti jashtëzakonisht mirë. Është e pabesueshme të përjetosh këtë lloj eksperience, shikuesit ishin të jashtëzakonshëm. Kjo do të mbetet e skalitur në kujtesën tonë”, tha Arteta dhe shtoi:
“Do ta kujtoj këtë ditë për shumë arsye. Jam i kënaqur me iniciativën dhe guximin tonë. Nuk është gjithmonë e lehtë, aty dalin në pah skuadrat më të mira. Ne duhet ta bëjmë të lehtë për veten tonë. Është Premier League – kundërshtarët janë cilësorë dhe nuk do ta bëjnë të lehtë për ty. Fundi i Europa Leagues është përpara nesh, do të luajmë një grusht ndeshjesh deri në fund të sezonit. Ne nuk do të jemi në gjendje ta bëjmë pa ndihmën e të gjithë lojtarëve, ata duhet të luajnë sa më mirë që munden”, tha ai.
Arsenali është lider në tabelën e Premierligës me 63 pikë, ndërsa Manchester City në vendin e dytë ka 58 pikë, transmeton Fol Drejt.