Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se eliminimi nga Europa League është një goditje e rëndë për skuadrën e tij.
Mbrëmë, lojtarët e Arsenalit humbën 2:1 ndaj Sportingut me penallti dhe kështu përfunduan raundin e 16-të të Ligës së Evropës.
“Kjo është një goditje me të vërtetë e rëndë. Ne donim të vazhdonim, djemtë u përpoqën, por nuk ia dolëm, e përgëzoj Sportingun. Sigurisht që të gjithë jemi të zhgënjyer, ka gjëra që duhet të bëjmë më mirë. Ne nuk ishim në nivelin më të lartë, as individualisht dhe as si ekip, por lojtarët dhanë gjithçka. Thjesht nuk mjaftoi, nuk ishte dita jonë. Kemi edhe 11 ndeshje përpara dhe tani i gjithë fokusi është te kampionati vendas. Të gjithë po mendojmë për një gjë dhe ajo është ndeshja kundër Crystal Palace të dielën të cilën duhet ta presim në gjendjen më të mirë fizike dhe mendore”, tha Arteta pas ndeshjes, transmeton Fol Drejt.