Mesfushori i Barcelonës Arthur i ka dhënë dritën e gjelbër një transferimi te Juventus dhe tani marrëveshja e shkëmbimit mes Bianconereve dhe Blaugraneve duket më shumë e mundshme se kurrë.
Të dy klubet tani do të duhet të zgjidhin detajet përfundimtare në lidhje me taksat, sigurimet dhe aspektin juridik të marrëveshjes që do të sjellë Miralem Pjanic në Camp Nou dhe Arthur në Juventus.
Mesfushori boshnjak vlerësohet 60 milion euro, ndërsa braziliani vlerësohet 70 milion € plus 5 milion € bonuse, që Bianconeret do t’ua paguajnë gjigandëve spanjollë.