Arti është pasaporta më e lehtë dhe më e dinjitetshme e një populli, ku shqiptarët nuk ia kanë ditur vlerën e saj, sepse nuk kanë qenë të hapur me botën. Por këto vitet e fundit, shumë regjizorë përpiqen të sjellin sado pak pjesë reale në filmat e tyre.
Që të jemi të qartë, Shqipëria nuk ka një buxhet ose fond për të mbështetur artin, por edhe pse nuk kanë pasur fonde të forta, regjizorët nuk kanë ndaluar dhe një shembull këtu kemi Bujar Alimanin, i cili, ka rreth 18 vjet që e ka sjellë Shqipërinë në shumë festivale të botës me disa nga filmat e tij, ku njëri sosh është edhe filmi me regji të tij dhe skenar të Artan Minarollit, “Delegacioni”. Ky film pati sukses ndërkombëtar duke u ekzekutuar si premierë në festivalin më të madh në botë Palm Festival Kalifornia, informon foldrejt.com. Është hera e parë që Shqipëria depërton nëpër festivale të tilla.
Sonte premiera në Nju Jork
Sot, në datën 14 janar 2020, në orën 18.30, shqiptarët e Nju Jorkut do kenë fatin të shikojnë premierën e filmit Delegacioni, në një nga teatret më të njohura SVA THEATER, ku luhet Tribeca Festival.
Kjo ide u realizua nga një grup të cilët ishin shumë të gatshëm për të qenë afër artit shqiptar, duke përmendur këtu Ambasadën e Republikës së Kosovës, poashtu edhe personalitetin Elton Ilirjani, një biznesnem i suksesshëm në Shqipëri, që tani operon edhe në tregun amerikan me kompaninë e tij HeadHunter Group. Poashtu atdhedashësin dhe biznesmenin Ramiz Duka, si dhe Stefan Gjonin, biznesmen dhe artëdashës. Këtu nuk duhet të lëmë anash edhe restorantin me ushqim shqiptar në Manhatten, Dua Coffe dhe Alba Farmacy. Pa këta, kjo ide do kishte mbetur thjesht në një letër./Foldrejt.com