Artileria ukrainase, e mbështetur nga dronë, shkatërron një kolonë ruse pranë Kiev në zonën Boryspil.
Kjo është ajo që supozohet të tregojnë disa pamje të publikuara në rrjete sociale.
Pamjet vijnë në kohën kur agresioni rus në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë ku si pasojë, përveç shumë të vdekurve dhe dëmeve materiale, vlerësohet se mbi 2 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë ministrat e Jashtëm nga Rusia dhe Ukraina do të takohen në Turqi të enjten (10 mars) në bisedimet e para të nivelit të lartë midis dy vendeve që kur Moska pushtoi fqinjin e saj./FolDrejt/