Kaligrafi i ri irakian, Kasim Muhammed Riza po përpiqet të fitojë bukën e gojës duke shkruar emra mbi kokrrat e orizit dhe duke bërë vizatime të ndryshme.
Duke punuar në një dyqan të vogël në rrugën Mutanabbi tek çarshia e librave në kryeqytetin Bagdad, 25-vjeçari Riza shkruan emra mbi kokrrat e orizit sipas kërkesave të klientëve. Riza, i cili është një kaligraf, ai bën vizatime të ndryshme me kokrrat e orizit, transmeton Fol Drejt.
I diplomuar në Fakultetin e Arteve të Bukura, Riza në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tregon rreth profesionit të tij, të cilit i është përkushtuar me shumë përkushtim.
Ai shpjegon se e ka nisur punën në vitin 2009 si një hobi. “Në vitin 2017 me mbështetjen e një miku tim të ngushtë, e ktheva në profesion këtë punë që e nisa si hobi. Profesioni im është i pëlqyer nga njerëzit, sepse gjëra të tilla interesante tërheqin gjithmonë vëmendjen e popullit”, tha Riza.
– “Unë e shkrova suren Ihlas në njërën anë të një kokrre orizi”
Riza thotë se mund të shkruante më shumë se një emër në një kokërr orizi. “E shkrova të gjithë suren Ihlas në njërën anë të një kokrre orizi. Kjo më mori rreth një orë e gjysmë deri në dy orë. Ndërsa tek kokrrat e thjerrëzave i shkrova të gjithë emrat e Allahut”, tha ai.
Riza, i cili deklaroi se ai është edhe kaligraf, ai tha se mund të shkruajë emra edhe nëpër rruaza të tesbihëve./FolDrejt/