Ari rus do të përfshihet në paketën e ardhshme të sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Moskës, sipas një zyrtari evropian të cituar nga AFP. Sakaq, Reuters raporton se paketa e re pritet të publikohet të premten.
Nga ana tjetër, miratimi i kufijve për sasinë e energjisë së konsumuar në ndërtesat publike, zyrat dhe pronat tregtare pritet të kërkohet nga Komisioni Evropian nga vendet e BE-së, me qëllim uljen e kërkesës për gaz natyror, në kushtet e reduktimit të furnizimeve nga Rusia.
Ekspertët e energjisë pohojnë se vendosja e termostatit një shkallë më poshtë mund të zvogëlojë faturën e ngrohjes së një ndërtese me rreth 10%.
Rekomandimi është pjesë e një sërë masash që po shqyrtohen nga Brukseli për të reduktuar konsumin e gazit natyror në BE, nga 25 deri në 60 miliardë metra kub në vit. /abcnews.al/