Rrahman Jashari, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), është deklaruar për media, pas takimit me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Fol Drejt.
Ai tregoi që, edhe pas pakos së fundit, pozicioni i tyre nuk ndryshon dhe se greva do të vazhdojë.
“Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë. Ajo na luti që ta ndërpresim grevën, por ne i thamë se për hir të fëmijëve e shpëtuan vitin e kaluar shkollor ”, u shpreh Jasharaj, duke u treguar i vendosur për vazhdimin e grevës, dhe duke argumentuar që kërkesat e tyre janë legjitime./FolDrejt/