Siria do t’i përgjigjet agresionit turk në cilindo qoftë pjesë të territorit të saj “me të gjitha mjetet legjitime”, deklaroi presidenti sirian Bashar al Asad.
Asadi deklaratën e ka dhënë për mediat siriane pasi Damasku dhe Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët kanë arritur marrëveshje për mbrojtje nga sulmet e Turqisë.
Presidenti sirian vlerësoi se operacioni ushtarak turk është pjesë e ambicies së presidentit turk Taip Erdogan dhe se zbatohet nën “parulla të rreme”.
Javën e kaluar, Turqia ka filluar operacione në Sirinë verilindore me justifikim se janë drejtuar drejt bastioneve të kurdëve, të cilët i konsideron terroristë dhe kërcënim për sigurinë e saj.