Diktatori sirian Bashar al-Assad ka fituar 95 për qind të votave dhe rrjedhimisht një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta.
Rezultatet e zgjedhjeve në Siri u shpallën më 27 maj. Këto ishin zgjedhjet e dyta presidenciale që kur filloi konflikti 10 vjet më parë. Opozita dhe vendet perëndimore i kanë quajtur mashtrim.
Qeveria tha se më shumë se 12,000 qendra votimi ishin ngritur në të gjithë vendin për zgjedhjet e 26 majit.
Asadi kandidoi për pozitën e presidentit kundër dy figurave pak të njohura.
Në Sirinë verilindore nuk u votua, pasi ai rajon kontrollohet nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-ja. Zgjedhjet nuk u organizuan as në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i madh i rebelëve në këtë vend.
Për sirinaët që jetojnë jashtë vendit, kutitë e votimit u hapën javën e kaluar në ambasadat e Sirisë, por atyre u kërkohej të paraqisnin një pasaportë të vlefshme e cila duhej të kishte vulën e daljes nga vendi.
Kjo kërkesë u pamundësoi votimin miliona sirianëve refugjatë që jetojnë jasht vendit