Asamblisti i Kuvendit Komunal të Klinës që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Prof.ass.dr.sc Zafer Gashi e ka dhuruar pagën e tij në ndihmë të studentëve dhe familjeve të veteranëve të luftës.
Gashi një pjesë të pagës si asamblist e ka dhuruar tek familja e veteranit tashmë të ndjerë Binak Met Gashi nga fshati Sferkë, kurse 100 euro kanë i ka dhuruar për studentin e familjes Marmullaku që vjen nga Dushi i Gjurgjevikut të Klinës.
Paga e tij do të dhurohet tek këto dy familje vazhdimisht gjatë katër vjetëve sa Gashi do të jetë asamblist.
Qytetarët e Klinës e njohin tashmë bamirësinë e Gashit dhe kanë respekt të veçantë për të.
Ndryshe ai ka ndihmuar së fundmi edhe familjet tjera të dëshmorëve e veteranët, ndërsa Poliklinika që udhëheq ai “Biolab – Zafi”, ka ndarë edhe dy donacione. Një donacion me 1000 teste të COVID-19 ka shkuar për QKMF-në “Nënë Tereza”, në Klinë. Ndërsa me 500 euro ka ndihmuar edhe Klubin e Futbollit të Femrave, në Klinë./FolDrejt/