Një asamblist në Kuvendin Komunal të Malishevës është shëruar nga koronavirusi, raporton Express.
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se bëhet fjalë për një asamblist të kësaj partie.
Limaj ka shkruar në Facebook se këto ditë numri në rritje i të shëruarve të prekur me COVID 19 është lajm i mirë.
“Shërimi i Demirit dhe i shumë të tjerëve këto ditë, për familjet e tyre dhe për gjithë ne, kanë sjellë gëzim dhe shpresë. Lutem që sa më parë të shërohen të gjithë të prekurit nga ky virus.
Ju shpreh mirënjohje mjekëve dhe të gjithë punëtorëve shëndetësor për punën fisnike që po bëjnë ditë e natë”, ka deklaruar Limaj./Express/