Anësori spanjoll i cili fitoi 17 trofe me Real Madridin, Marco Asesnio, pritet të largohet nga klubi këtë verë.
Përkatësisht, 27-vjeçari refuzoi ofertën e Realit për vazhdimin e kontratës dhe është duke negociuar me disa klube, përfshirë PSG-në, i cili ka marrëdhënie të mira me menaxherin e tij Jorge Mendes. ESPN shkruan sot se Asensio dhe PSG janë tashmë në negociata të avancuara.
Asesnio iu bashkua Realit në vitin 2014 nga Mallorca dhe kaloi dy sezonet e para në huazim te Mallorca dhe Espanyol përpara se të bëhej një lojtar i rregullt i ekipit të parë. Ai bëri debutimin e tij në Superkupën e Evropës në vitin 2016, duke shënuar një gol fantastik në fitoren 3:2 ndaj Sevillas. Me Realin, ai fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve, tre tituj të La Ligës, katër Kupa të Botës për Klube, tre Superkupa Evropiane, tre Superkupa Spanjolle dhe një Kupë të Mbretit në Spanjë.
Vendimi i Asensios për t’u larguar nga Reali vjen pas një sezoni në të cilin ai pati rezultatet më të mira – duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar gjashtë asistime. Megjithatë, ai nuk ishte i kënaqur me rolin e tij në ekip dhe donte më shumë minuta dhe pagë më të madhe. Disa klube të tjera kanë shfaqur gjithashtu interes për të, duke përfshirë skuadrën e Premierligës, Manchester United dhe Arsenal.
Largimi i Asensio do të shënojë fundin e një epoke suksesshme për Realin, i cili tani ka humbur disa lojtarë kyç nga ajo skuadër si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Sergio Ramos, Casemiro, Marcelo dhe Raphael Varane, transmeton Fol Drejt.