Futbollisti spanjoll i Real Madridit, Marco Asensio ka thënë se do të qëndronte tek Real Madridi edhe për 10 vite të tjera, sipas gazetarit sportiv, Fabrizio Romano, përcjell Fol Drejt.
Romano ka shkruar në rrjetin social Twitter se Asensio është i gatshëm të vazhdojë kontratën e tij me gjigantin madrilen edhe për një kohë të gjatë.
“Shpresojë që rinovimi të bëhet dhe të vazhdojë të jem shumë i lumtur te Real Madridi”, citohet të ketë thënë Asensio.
“Shpresoj se do të qëndroj edhe për 10 vite këtu te Reali. Nuk jam vetëm unë ai që vendos – varet edhe nga klubi”, shtoi ai. /FolDrejt/
Marco Asensio on new contract with Real Madrid: “Hopefully the renewal can be done ane I will be very happy at Real Madrid”, told Radio Marca. ⚪️ #RealMadrid
“Hopefully it’s to stay for 10 more years here at Real. It’s not just me deciding — it’s also up to the club”. pic.twitter.com/gOX4yAfRFL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 23, 2022