Vaksinat e pashfrytëzuara kundër Covid-19 që erdhën si donacion nga Bullgaria, për shkak të skadimit të afatit do të asgjësohen si mbetje mjekësore, kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Donacioni prej 51.480 doza të vaksinave “Pfizer” nga Bullgaria në Maqedoninë e Veriut mbërritën më 16 Shtator dhe kishin afat përdorimi deri më 30 Shtator.
Autoritetet e shëndetësisë thonë se mbi 788 mijë qytetarë kanë marrë një dozë të vaksinës, mbi 729 mijë të tjerë janë rivaksinuar, kurse 235 kanë marrë tre doza të vaksinës antiCovid.
MSH-ja thotë se 53% e qytetarëve mbi 40 vjeç kanë marrë dy doza të vaksinës, kurse 32% të grupmoshës 18 deri 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Raporton Klan.tv percjell Foldrejt.com