Pas më shumë se 10 vite premtime, BDI ende nuk ka arritur t’i jep një formë reale projektit për autostradën Shkup-Bllacë!
Prolongimet e vazhdueshme që kjo parti i ka bërë me qëllim të vetëm shfrytëzimin e kësaj pike si premtim parazgjedhor po vazhdojnë ende. Edhe pse Aleanca për Shqiptarët disa herë ka kërkuar sqarim për prolongimet e vazhdueshme, kjo parti vazhdimisht ka neglizhuar mbi këtë çështje me arsyetimet e njëjta çdo herë.
Sot, kur edhe ka mbaruar tenderi i dytë për ndërtimin e kësaj autostrade Bujar Osmani vazhdon të manipulojë me zbrazëtirat juridike që ata vetë i lejojnë.
Sipas logjikës së tij, për premtime që vetë i japin duhet të kenë shtypje dhe kërkesë të vazhdueshme nga qytetarët, përndryshe nuk kanë pse i realizojnë! Prandaj prolongimin e më shumë se 10 viteve e arsyeton me faktin se nuk ka pasur nevojë për ndërtimin e këtyre 10 kilometrave derisa nuk është paraqitur nevoja nga qytetarët!
Aleanca për Shqiptarët kërkon transparencë maksimale mbi këtë çështje! Nuk duhet lejuar asnjë manipulim tjetër, dhe për këtë shkak ne kërkojmë që organet kompetente ofertat e tenderit t’i bëjnë publike.
Gjithashtu, në suaza të transparencës dhe informimit publik kërkojmë që këto oferta të shqyrtohen në afat sa më të shkurtër kohor, në mënyrë që mos të shfrytëzohet premtimi zgjedhor i 2008-tës sërish në programin zgjedhor të BDI-së në 2020-tën!
Aleanca për Shqiptarët,
29.11.2019