Ashtu siç edhe pritej, vendimi i vendeve europiane për çeljen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është shtyrë për në Samitin e Bashkimit Evropian (BE).
Komisionieri Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, shprehu pakënaqësi për vendimin.
“Nuk është moment krenarie për Evropën, pasi brenda 16 muajve diskutuam tre herë për këtë çështje, dhe Shtetet Anëtare nuk marrin një vendim për hapjen e negociatave”, tha Hahn.
Paraprakisht, në një konferencë nga Luksemburgu, Hahn nuk e fshehu frikën për një përgjigje negative duke deklaruar se deri më tani nga 27 vende që ka Unioni janë siguruar 25 PO për negociatat.
“Nuk duhet të befasohemi nëse fuqi të tjera brenda Evropës do të bëhen me të fuqishme se BE. Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni dhe Këshilli. Jam besimplotë se vendimi do jetë pozitiv, shumica e vendeve nuk kanë preferuar ta ndajnë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut. 25 vende anëtare nga 27 janë pro hapjes së negociatave”, deklaroi Hahn.
Në kohën kur Hollanda dhe Danimarka shprehnin pakënaqësi kryesisht vetëm për Shqipërinë, Franca është kundër edhe Maqedonisë Veriore. Ata kërkojnë më shumë reforma për të dyja shtetet ballkanike, përcjell foldrejt.com, shkrimin e mediave gjermane.
Përndryshe, mbledhjes ministrore për punë të përgjithshme e Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, vjen mbledhja e liderëve që do të mbahet me 17 dhe 18 tetor në Bruksel.