Asim Gashi i dërgoi letër publike Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Këngëtari Asim Gashi me anë të një postimi të gjatë, kritikon MRKS-në që nuk po mundet të gjejë punë në Filharmoni të Kosovës, ani pse është diplomuar tash e tetë vite, shkruan lajmi.net.
Në letrën e hapur, këngëtari thotë se para tetë vitesh diplomoi në Akademinë e Arteve, instrumenti percussione dhe prej asaj kohe kërkon kontratë pune në Filharmoninë e Kosovës dhe në MKRS, por është e kotë.
Ai shtoi se Ministria dhe Filharmonia po ia drejtojnë fajin njëra-tjetrës, andaj dëshiron përgjigje se si qëndron e vërteta.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ASIMIT, PA NDËRHYRJE:
“Pershendetje!
Nje leter te hapur per Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit Nga une Asim Gashi.
Znj.Ministre une sot e 8 vite kam diplomuar ne Akademine e Arteve dega muzikes ne istrumentin (percussione) tek prof.Mojca Sedeu ne Shkup,jam i diplomuari i par ne Kosove ne kete istrument,une qe 8 vite kerkoj kontrat pune ne Filharmonin e Kosoves,si dhe ne Ministrin e Kultures Rinise dhe Sportit, gjithqka eshte e kote!
Dua ta di,kete istitucion a e ka privatizu drejtori me 4 mandate qe i ka ber,qe dmth qe 16 vjet eshte drejtor dhe ben qysh aj don,puneson aj si don apo eshte institucion qe baguhet nga taksapaguesit dhe qytetaret e Kosoves!
Une qe 8 vite kam kerkuar pune ne Filharmoni,Baki Jashari me Mbiemer te madh e me njerzim pak me thot qe Ministria i ka fajet,a ministria me thot Drejtori Baki i ka fajet kush din me me treguar Dua pergjigje..!
A sot me daten 16.06.2020 une nuk bej pjes ne inqizimet e filharmonis,por ky drejtori muskuloz qe edhe besa e lufton papunsin qohet e thirr tjeter person ne keto projekte e aj tjetri person ka pagen dikun rreth 600€ edhe plus ketu qka merr prej filharmonis,a une i papunsuar,ku jeni nepotizaaaaaa breeee marreeeeee turp duhet te keni.
Une nuk do te ndalem per te drejtat e mia,po jau bej me dije e sidomos asaj klikes se hijenave ne filharmoni! Urdheroni kqyrni pak,hini punsimeve aty qka bohet qka marohet,familjarizem,ky institucion me udheheqesin qe ka eshte institucion i turpit ne krye edhe disa qe jan ne bord aty!
Per sot kaq kisha,nuk do te ndalem do ti shkoj deri ne fund kesaj pune,te friksohem se kam njet”.