Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2019.
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.4%) në tremujorin e katërt (TM4) 2019, krahasuar me TM3 2019. Rënie më të madhe kishin kategoritë: pagat (-1.9%); transporti (-1.0%); dhe energjia (-0.8%).
Rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive te: kostot e tjera (0.3%) dhe makineritë (0.2%).
Ndërkaq, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2018 me TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit është pa ndryshim (0.0%).
Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti (11.8%); makineritë (1.3%); dhe kostot e tjera (0.6%).
Ndërsa, rënie pati te kategoritë: energjia (-2.0%); materialet (-0.7%); dhe pagat (-0.2%).