Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një raport të publikuar së fundi, ka ofruar të dhëna statistikore rreth transportit dhe telekomunikacionit për muajin maj të këtij viti, shkruan Fol Drejt.
Në muajin maj 2023, sipas ASK-së, numri i fluturimeve të realizuara ishte 976, ose 4,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 295 287, ose 13,1% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022).
Transporti Hekurudhor
Në muajin Maj 2023 numri i udhëtarëve ishte 7 123 apo 3,9% më shumë së në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Telefonia Fikse
Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 910, ose 6,4 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 111 477, ose 1,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022).
Telefonia Mobile
Në muajin maj 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 472 512, ose 0,8% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022), ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 281 887, ose 5,7% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (Maj 2022)./FolDrejt/