Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.870 doza të vaksinës, transmeton Fol Drejt.
Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.
Në total numri i rasteve aktive është 436./FolDrejt/