Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rreth gjendjen me Covid-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Në këto 24 orë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, transmeton Fol Drejt.
Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
“25 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.820.912 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.854 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.661 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 1.116 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar anjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.491.
Në total numri i rasteve aktive është 675.”/FolDrejt/