Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shtuna e kësaj jave i shton shpresat në luftën kundër COVID-19, kjo pasi ka rënie të numrit e rasteve të reja me COVID-19.
“Sot, kur u bënë dy muaj qëkur Qeveria jonë mori besimin e Kuvendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raporton për zero raste vdekjeje nga COVID-19. Kjo e shtunë i rritë shpresat tona me lakoret që shënojnë rënie të rasteve të reja dhe rritje të numrit të të vaksinuarve dhe të të shëruarve nga COVID-19”.
Ai ka theksuar se “Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje kolektive”.
“Ky përparim i brishtë shumë prej nesh i gjen në pikëllimin e thellë për më të dashurit që humbëm. Çdo jetë e humbur nga kjo pandemi, është humbje e jona kolektive. Të qëndrojmë të bashkuar deri në ditën kur lakorja për të cilën do të flasim, do të jetë ajo e buzëqeshjes në fytyrat tona për fitoren ndaj virusit”, ka shkruar Kurti.