Numri i azilkërkuesve në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 është dyherë më i vogël sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shkruan sz.de. Konkretisht në Niedersachsen ka pasu 8068 azilkërkues, kurse në Bremen rreth 1068.
80 përqind e azilantëve nga Siria kanë marrë përgjigje pozitive, kurse nga Maqedonia Veriore dhe Serbia askush nuk ka përfituar azilin ose 0 përqind njohje, përcjell foldrejt.com.
Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia ndodhen në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt, me çrast personat nga këto vende e kanë të pamundur të fitojnë azilin në vendet e BE./Foldrejt.com