Fol Drejt
E hënë, 12 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Asociacioni – “fantazma” që po i sillet mbi kokë Kosovës

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Saktësisht më 23 dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese në Kosovë pat marrë vendim në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas së cilit, ai nuk ishte në përputhshmëri me frymën kushtetuese, duke e shtyrë për do kohë formimin e tij, shkruan Fol Drejt.

Megjithatë, e ashtuquajtura Pakoja e Ahtisarit, dokument ky prej të cilit derivon domosdoshmëria e formimit të këtij instrumenti politik, e bënë të pashmangshëm jetësimin e tij.

Me gjithë insistimin partive serbe në Kosovë, përkatësisht thirrjeve të Beogradit zyrtar, Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, po këmbëngul që nuk do të pranohet asnjë variant tjetër, veç atij që është në përputhshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Gjykata Kushtetuese pat konstatuar që “akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre.”

Mbi këtë premisë argumentuese është mbështetur pozicioni i Qeverisë Kurti, e cila ripërsëritë faktin që nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive.

Pozicioni i Qeverisë Kurti

Ditë më parë, Kryeministri Kurti në një intervistë të dhenë për DW tha ndër të tjera që asociacioni e shtjelloi edhe një herë qëndrimin e Prishtinës zyrtare:

“Propozimi franko-gjerman, që në thelb është propozimi i Brukselit, i mbështetur së tepërmi nga Berlini dhe Parisi, por edhe nga Uashingtoni, është një bazë e mirë për vijimin e diskutimeve për marrëveshjen përfundimtare, që do të thotë normalizim i plotë mes marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke pasur në qendër njohjen reciproke. Do të ketë edhe detaje të tjera të kësaj marrëveshjeje, por kryesorja duhet të jetë njohja reciproke. Në këtë propozim, parashikohen gjithashtu edhe diskutimet rreth të drejtave të pakicave, dhe në këtë pikë Beogradi mund të shprehë kërkesën e tij për temën që ata e quajnë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e cila është një formë për të adresuar çështjen e pakicës serbe.

Nga ana tjetër, Kosova ka një kushtetutë shumë demokratike dhe progressive. Kapitulli i tretë, nga Nenet 57-62, parashikojnë një gamë të gjerë të drejtash për pakicat në Kosovë, sepse ne nuk kemi vetëm një pakicë. Shqiptarët e Kosovës përbëjnë 92% të popullsisë, dhe rreth 8% përbëhet nga pakicat. Pakica serbe, por edhe ato boshnjake, rome, egjiptiane, ashkalinjtë dhe goranët. Pra, ne kemi shumë pakica dhe mandate në parlament për këto pakica. Gjithsej ka 11 komuna me shumicë nga këtopakica, sipas propozimit të Martti Ahtissarit. Ka një mundësi për bashkëpunim ndërkomunal, por jo për asociacion mbi baza etnike. Unë nuk e kundërshtoj Asociacionin e komunave. Aktualisht, Kosova ka një asociacion komunash, 38 në total. Por unë nuk mund ta pranoj asociacionin mbi bazat e identitetit etnik. Politika mbi bazat etnike nuk është e mundshme. Pra s’mund të krijohet një asociacion mbi baza etnike, sepse kjo bie në kundërshtim me Kushtetutën tonë. Ky fakt është gjithashtu i konfirmuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese tonës në dhjetor 2016.”

Megjithatë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2015 obligon institucionet e Kosovës që formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ta formonin sipas Marrëveshjes së parë të Brikselit, e nënshkruar në vitin 2013.

“TE KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.

Por çfarë obligon Pakoja e Ahtisarit?

Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës – ose siç njihet ndryshe si Pakoja e Ahtisarit, sugjeron organizimin e këtij instrumenti politik, nëpërmjet të cilit komunat me shumicë serbe do të qëndronin në lidhje direkte me Qeverinë e Serbisë. Organi mbikëqyrës nga ana e qeverisë së Kosovës, për këtë instrument, sipas pakos, do të ishte a Ministria për Administrimin e Pushtetit Lokal.

Më saktësisht, Neni 10, përkatësisht pika 10.1 thotë:

“Komunat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë, brenda kompetencave të tyre, me komunat dhe institucionet, përfshirë agjencitë qeveritare të Republikës së Serbisë.

Bashkëpunimi i tillë do të merr formën e ofrimit të ndihmës financiare dhe teknike nga ana e institucioneve të Serbisë, duke përfshirë edhe ndihmën me ekspertë profesionistë dhe pajisje, në implementimin e kompetencave komunale.”

Ndërsa pikat vijuese 10.5 dhe 10.6 forcojnë kompetencat e instrumentit duke shtjelluar se qëllimi i tillë për të ndërtuar një partneritet ndërmjet këtyre komunave, të cilat “do të kenë të drejtë për marrëdhënie të drejtpërdrejta me institucionet e Republikës së Serbisë vetëm deri në masën e nevojshme për zbatimin praktik të aktiviteteve të partneritetit.”

Për më tepër, Neni i 11, sqaron këto raporte në kuptimin financiar:

11.1 Komunat do të kenë të drejtë të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë që i nënshtrohen dispozitave në vijim:

11.1.1 Çdo ndihmë financiare për komunat e Kosovës nga Republika e Serbisë do të jetë e kufizuar në qëllimin e vet për ushtrimin e përgjegjësive të komunës në fushat e kompetencave të saja vetjake, do të jetë transparent dhe do të publikohet.

11.1.2 Komunat mund të pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë nëpërmjet xhirollogarive në bankat komerciale të certifikuara nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës. Thesari Qendror do të njoftohet për çdo pranim të tillë.

11.1.3 Komunat që pranojnë ndihma financiare nga Republika e Serbisë do t’i raportojnë këto ndihma së bashku me shpenzimet gjegjëse në buxhetet e tyre komunale.

11.1.4 Ndihmat financiare nga Republika e Serbisë për komunat e Kosovës nuk do të kompensojnë dhe zvogëlojnë ndarjen e granteve dhe burimeve të tjera që u ofrohen komunave në pajtim me nenet 8.3 dhe 8.4 të kësaj zgjidhjeje dhe nuk do t’u nënshtrohen tatimeve, tarifave dhe ngarkesave të asnjë lloji të shqiptuara nga ndonjë autoritet qendror.

11.2 Transferet individuale, përfshirë pensionet e qytetarëve individualë të Kosovës mund realizohen nëpërmjet financimit nga Republika e Serbisë.

Në rrafshin organizativ, si strukturë AKS-ja do të përbëhej nga të njëjtat organe, sikurse asociacioni ekzistues i komunave të Kosovës:

Një Asamble
Një President
Një Këshill
Një Bord
Një Administratë
Një Zyrë për Ankesa

Me këtë marrëveshje është formuar Komuna e Mitrovicës së Veriut. Kjo komunë, bashkë me Kllokotin, Parteshin, Ranillugën, Graçanicën, Zveçanin, Zubin Potokun, Novobërdën, Leposaviqin dhe Shtërpcën, do të formonin një asociacion me statut dhe struktura, mbi bazën e statutit të Asociacionit të komunave të Kosovës. Qëllimi, sipas përshkrimit, është që ai t’i përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë etj.

Veç marrëveshjes së vitit 2013, më 25 gusht 2015, Kosova dhe Serbia u pajtuan mbi Parimet e Përgjithshme/Elementet Kryesore të AKS-së. Marrëveshja përcaktoi kornizën ligjore, objektivat, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, zotësinë juridike si dhe dispozitat e përgjithshme dhe përfundimtare të Asociacionit.

Sipas kësaj, pasi të krijohej, AKS-ja do të kishte mundësi:

të propozoj amendamente të legjislacionit dhe rregulloreve të tjera relevante;
të inicioj ose marrë pjesë në procedurat gjyqësore në gjykatat kompetente, përshirë Gjykatën Kushtetuese, kundër çdo akti ose vendimi nga çdo institucion që ndikon në ushtrimin e kompetencave të AKS-së;
të nominoj përfaqësues në organet kompetente të qeverisjes qendrore dhe të kenë qasje në informata nga autoritetet qendrore, në përputhje me ligjin e Kosovës;
të posedoj pronë të luajtshme dhe të paluajtshme, që të ketë të drejtën e bashkëpronësisë së kompanive që ofrojnë shërbime lokale, brenda fushëveprimit të asociacionit dhe që të lidhë kontrata;
të ketë buxhetin e vet, bazuar në fondet e ngritura nga kontributet e anëtarësisë, të ardhurave të gjeneruara nga shërbimet e ofruara, transferimit nga autoritetet qendrore ose kontributet, grantet dhe donacionet nga asociacionet dhe organizatat – vendore dhe ndërkombëtare, si dhe nga Serbia;
të ketë simbolet dhe stemën e saj, në përputhje me ligjin e Kosovës; dhe
të ketë statutin e saj.

Sipas njohësve të zhvillimeve, me gjithë këto kompetenca të shtuara, serbët e Kosovës do të mbeten edhe më tej të instrumentalizuar nga Beogradi, në rrezik që sa herë të ketë nevojë ky i fundit, të shkaktojnë kriza në Kosovë. Mirëpo Qeveria Kurti duket se është interesuar me të njëjtën strategji, të kërkojë nga Serbia të drejta dhe kompetenca shtesë për shqiptarët e Luginës.

Eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se në ekipin negociator në Bruksel bashkë me Bislimin, do të përfshihet edhe ish kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, që do të thoshte se “për herë të parë një përfaqësuese e Luginës” do të përfshihet në dialog.

Edhe nga Gjykata Kushtetuese Asociacioni është interpretuar si një obligim ligjor për Kosovën që derivon nga Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për Principet Qeverisëse të Normalizimit të Marrëdhënieve. Megjithatë mbetet enigmatike çështja nëse në dokumentet e ndërshkëmbyera ndërmjet Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës – si palë ndërmjetësuese në njërën anë, dhe Kosovës dhe Serbisë – si palë dialoguese në anën tjetër; të jenë shkëmbye dokumente të cilat ia ndryshojnë fizionominë politike kësaj krijese: Asociacionit. Kryeministri i Kosovës është shprehur PRO vijimit të dialogut, mbi platformën që e Plani Franko-Gjerman, ndryshe nga pala serbe, e cila duket të ketë ngelur më e pakënaqur nga ky propozim./FolDrejt/  

Tags: Albin KurtiAleksander VuciqASKAsociacioniAsociacioni i Komunave me Shumice SerbedialoguKosoveSerbi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sulm me raketa në Kiev: goditen tre ndërtesa banimi

Lajmi tjetër

VIDEO/ E çuditshme, qentë në Prishtinë kafshojnë gomat e një veture të parkuar

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM