Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka dhënë 3 ditë afat Qeverisë për të ekzekutuar pagat, në të kundërtën ka paralajmëruar ndërmarrjen e hapave ligjorë. Vendimi pasoi qëndrimin e Qeverisë për pagesën e pjesshme ose ndaljen e saj për punonjësit e sektorit publik deri në dorëzimin e listave të grevistëve. Ndërkohë, punonjësit shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestuan në shenjë revolte për ndaljen e pagës së muajit gusht./21Media/