Debati për Asociacionin ka involvuar edhe komunitetin ndërkombëtar. Edhe ambasada e Italisë në Prishtinë ka shprehur mbështetjen për themelimin e tij, shkruan Fol Drejt.
Sipas këndvështrimit të ambasadës, asociacioni nuk e cenon rendin kushtetues të Kosovës.
“Plotësisht pajtohemi: Përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk cenon Kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e saj”.
“Përkundrazi, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.
Përndryshe sot në ambasadën amerikane në Prishtinë është mbajtur një takim ku është diskutuar për Asociacionin. Në të morën pjesë zyrtarë nga Presidenca, Zyra e Kryeministrit, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Asnjëri nga këta pjesëmarrës nuk është deklaruar për media. /FolDrejt/