Autokrati sirian Bashar al Assad ka theksuar se territoret e kurdëve në verilindje i takojnë atij dhe se në rast se Turqia nuk largohet – atëherë mund të ketë luftë, shkruan foldrejt.com.
“Nëse ai (Erdogani) nuk largohet kur të jenë marrë të gjitha masat politike, atëherë nuk do ketë asnjë zgjidhje përveç luftës, kjo është e qartë,” tha Assad duke e quajtur presidentin Erdogan një “hajdut” që gënjen secilin dhe kërcënon.
Ngjashëm Assad ka hedhur poshtë kërkesën e ministrisë së mbrojtjes gjermane, Annegret Kramp-Karrenbauer, që patrulla ndërkombëtare të kontrollojnë veriun e Sirisë./Foldrejt.com