Pentagoni po i dërgon Ukrainës një paketë të re ndihme prej 275 milionë dollarësh, duke përfshirë armë dhe pajisje të tjera, thanë zyrtarët amerikanë të cilët folën në kushte anonimiteti për Associated Press më 27 tetor, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Nuk ka armë të reja të mëdha në paketën e SHBA-së, por ajo do të përfshijë mijëra fishekë për sistemet e armëve që tashmë janë në Ukrainë, duke përfshirë edhe për HIMARS-in, të cilin Forcat e Armatosura të Ukrainës e kanë përdorur me sukses në kundërsulmin e saj kundër Rusisë. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet sot. /FolDrejt/