Sipas The Athletic, Aston Villa po kërkon të nënshkruajë me ish-mesfushorin e Leicester City dhe objektivin e Arsenalit Youri Tielemans gjatë verës.
Kontrata e Tielemans me Leicester City skadoi së fundmi, ndërsa mesfushori tani është i disponueshëm si agjent i lirë, kurse në anën tjetër menaxheri i Aston Villas, Unai Emery është i gatshëm për nënshkrimin e tij, transmeton Fol Drejt.