Tre astronautë kinezë janë kthyer në tokë pas 183 ditësh në hapësirë, shkruan Reuters, duke cituar një raport nga media shtetërore kineze.
Shenzhou-13 thuhet se ishte misioni hapësinor më i gjatë i drejtuar nga Kina, dhe astronautët u kthyen në Tokë nëntë orë pasi u larguan nga moduli kryesor i stacionit të parë hapësinor të Kinës.
Ndërsa ishin në orbitë, astronautët operuan me dorë atë që media kineze e quajti “eksperiment pritjeje” me anijen kozmike të ngarkesave Tianzhou-2./FolDrejt/