Ne mund të kemi një fqinj të ri planetar që rrotullohet vetëm katër vite dritë larg. Astronomët kanë zbuluar prova të një planeti të tretë që rrotullohet rreth Proxima Centauri, fqinji më i afërt yjor i diellit tonë, 40.2 trilion kilometra larg. Me një masë rreth një të katërtën e Tokës, Proxima d është një nga ekzoplanetët më të lehtë të gjetur ndonjëherë, sipas CNN.
Ky planet i sapo zbuluar kryen një orbitë rreth yllit çdo pesë ditë tokësore. Është vetëm rreth 4 milionë kilometra nga ylli, që është më pak se një e dhjeta e distancës midis Mërkurit dhe diellit në sistemin tonë diellor. Planeti i parë i gjetur në sistem, Proxima b, u konfirmua në vitin 2020. Është sa madhësia e Tokës dhe rrotullohet rreth yllit çdo 11 ditë.
Ai ekziston brenda zonës së banueshme, ose në distancë nga një yll ku kushtet janë të përshtatshme për ujin e lëngshëm, një nga përbërësit kryesorë për jetën siç e njohim ne. Astronomët gjetën Proxima d gjatë përdorimit të teleskopit shumë të madh të Observatorit Evropian Jugor në Kili. /