Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk ishte i kënaqur me vendimin e arbitrit për të akorduar një penallti për Gironan pas një prekjeme dorë nga Marco Asensio, shkruan Goal.com, përcjell Fol Drejt.
Trajneri i Real Madrid ka folur për zhgënjimin e tij pasi pa skuadrën e tij të humbasë pikë në La Liga në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Gironas. Cristhian Stuani u shpëtoi një pikë mysafirëve nga penalltia pasi Marco Asensio ishte ndëshkuar për lojë me dorë. Ancelotti këmbëngul se Asensio nuk e preku topin me dorë dhe e bëri të qartë se ishte i pakënaqur me vendimin.
“Nuk më pëlqen të flas shumë për këtë, por sot do të flas. Situata e parë është mjaft e qartë, nuk është penallti sepse ai nuk e preku topin me dorë”, tha ai pas ndeshjes. “Kam folur me Asension dhe ai e preku topin me gjoks, është e vërtetë që e kishte dorën e majtë në një pozicion të çuditshëm, por e mbulonte trupin. Mund të kishte dyshime nëse do ta prekte, por thjesht ai nuk e preku topin me dorë, ata e shpikën atë”.
Barazimi ruan fillimin e pamposhtur të Real Madrid në sezonin e ligës, por i sheh Los Blancos të humbasin pikë për herë të dytë. Pika e Gironas siguron gjithashtu që epërsia e Real Madridit ndaj Barcelonës në vendin e dytë është ulur në vetëm një pikë.
Los Blancos presin Celtic në Champions League të mërkurën dhe me një fitore do të kryesojnë grupin e tyre. /FolDrejt/